Miratohet projektligji për Sigurimin Shëndetësor

Qeveria e Kosovës ka miratuar të premten projektligjin për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Kryeministri Kurti në mbledhjen e Qeverisë gjatë prezantimit të këtij projektligji tha se ky ligj synon që të rikthejë qytetarin në qendër dhe të sigurojë shërbime të barabarta për të gjithë qytetarët e Kosovës.


“Ky ligji shënon një hap të madh drejt garantimit të kujdesit shëndetësor si një e drejtë e pa tjetërsueshme e qytetarëve e jo si privilegj për pakicën. Me themelimin e fondit të sigurimit shëndetësore po ndërtojmë një sistem të qëndrueshëm që siguron mbulim të drejtë për të gjithë. Ky është angazhim konkret i Qeverisë për të mbuluar barrën familjare dhe për të rritur cilësinë e shërbimeve shëndetësore. Kjo është një politikë që vendos qytetarin në qendër dhe e bën shtetin garant të shëndetit të tij”, ka thënë kryeministri Kurti.

Gjatë ekspozesë së ministrit të shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me këtë projektligj, ai ka thënë se ligji ka ardhur pas 10 viteve përpjekje.


Vitia ka bërë të ditur se për implementimin e këtij ligji nevojitet edhe krijimi i fondit për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor.

“Ky projektligj vjen pas një periudhe të gjatë diskutimesh. Ky ligj do të jetë i zbatueshëm për realitetin tonë ekonomik por edhe social. Pas mbi 10 viteve përpjekje, ky projektligj përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt krijimin të një sistemi të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të sigurimeve shëndetësore. Me këtë ligj themelohet fondi për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor i Republikës së Kosovës, funksionimin dhe financimin e këtij fondi”, ka thënë fillimisht ministri Vitia.


Ai ka bërë të ditur edhe mënyrën e rregullimit të këtij ligji dhe përfitimet e tij.

“Me projektligjin për Sigurimin e Detyrueshëm do të rregullohen çështjet si në vijim: Ky ligj e përfshin gjithë popullatën, duke synuar qasje universale në shërbime themelore shëndetësore si dhe ngritjen e cilësisë së këtyre shërbimeve. Ky ligj krijon bazë për transformimin e mekanizmave të financimit në sistemin shëndetësor, mbulimin universal, shëndetin dhe të zvogëlojë varfërinë e pabarazinë e shkaktuar nga shërbimet shëndetësore duke siguruar qasje universale për të gjithë. Ky ligj rregullon kontributet për sigurimin shëndetësor si një burim i financimit të kujdesit shëndetësor i cili do të jetë shtesë mbi financimin aktual të bazuar në buxhet, ligji parashikon përcaktimin e një pakete përfitimi adekuat dhe të përshtatshëm të shërbimeve shëndetësore që do të përditësohet çdo vit dhe do t’u ofrohet në kushte të barabarta të gjithë përfituesve. Fuqizimi i këtij fondi rregullon sistemin dhe mbarëvajtjen në sistemin tonë shëndetësor”, ka thënë ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit