Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Prizren, ku Enver Sukaj është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Rasti ka ndodhur më 2 prill në orët e mëngjesit, kur viktima është gjetur nga një fqinj brenda shtëpisë së tij.
Dyshohet se ai ka kryer vetëvrasje me varje në hapësirat e brendshme të shtëpisë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe hetuese, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Shkaqet e këtij rasti mbeten ende të paqarta.









