Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, ka rrëfyer kohën sa ishte luftëtar e futbollist.
Ai tha se në vitin 1993 kishte stërvitje dhe kishte marrë me furgon komandantin Adem Jashari bashkë me miqtë e tij dhe ishin nisë për rrugë.
Ai ka folur edhe për takimin e fundit me Adem Jasharin, të cili thotë që e pati më 4 mars 1998.
“Sa herë jemi nda me Ademin, ta ka dha dorën dhe të ka kap për qafe dhe kjo ka ndodhur disa herë. Hera fundit që unë jam nda me Adem Jasharin është më 4 mars”, ka thënë ai.









