Besnik Tahiri tha se se AAK do ta votojë Byronë për Konfiskimin e Pasurisë.
Por sipas tij kjo byro le ta hetojë atë dhe Kurtin së pari.
‘‘Kryeministri u mundu me na e bartë përgjegjësinë neve di deputetët të opozitës, për çështje që janë saktësisht të qarta. Kanë kalu 8 ditë, nuk ka asnjë veprim se don me na çu deri në moment të fundit me bllokadën e njëjtë, e me i thirre edhe njëherë 1 milion qytetarë me dalë me votu. Është përgjegjësia e kësaj partie me gjet zgjidhje e jo me bart fajin e me sjell një kandidat të vet. AAK do ta votojë byronë për konfiskimin e pasurisë. I tham kryeministrit le të jam unë i pari, e ky i dyti, le ta na hetohet pasuria. E të këqyrim qysh u artrit ajo pasuri, sa kam unë e sa ka ky për shembull’’, ka deklaruar Tahiri.









