LDK e përkrah në parim rezolutën e propozuar nga PDK për të trajtuar çështjen e ekspozitës së Shkëlzen Gashit.
Kështu deklaroi shefja e GP Jehona Lushaku.
“Lidhja Demokratike e Kosovës e ka shqytuar tekstin e rezolutës dhe në parim pajtohem për të sepse është obligim i yni që ta mbrojmë sakrificën e popullit tonë për liri. Gjithsesi jemi të gatshëm të kontribojmë në komision të përbashkët, nëse ka një iniciativë për ta modifikuar dhe plotësuar tekstin e kësaj rezolute”, deklaroi ajo.
Ekspozita në fjalë ngjalli reagime të ashpra në opinion për shkak të dhënave të pasakta rreth Masakrës së Dubravës dhe masakrave të tjera.
Kjo u quajt si ofendim ndaj familjes së viktimave.









