Murati konfirmon: Pagat e sektorit publik u ekzekutuan me rritje të përvojës

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur përmes një postimi se përveç pagës së 13-të, punonjësit e sektorit publik kanë marrë dje edhe pagat e rregullta me shtesën e rritur të përvojës së punës.

Sipas Muratit, shtesa e përvojës është rritur nga 0.25% në 0.50% për 15 vitet e para të punës, duke sjellë një rritje efektive të pagës për të gjithë të punësuarit.

Ai ka sqaruar se kjo shtesë është aplikuar edhe për muajt janar dhe shkurt, duke përfshirë pagesat e mëparshme. Ministri po ashtu ka apeluar që punonjëset në pushim të lehonisë, të cilat mund të mos kenë përfituar ende pagën e 13-të, t’i drejtohen menaxhmentit të institucionit ku punojnë, pasi listat e pagave përgatiten dhe menaxhohen nga institucionet përkatëse. Çdo lëshim i mundshëm do të korrigjohet në muajin vijues.

Murati thekson se kjo masë ka për qëllim rritjen e standardit të punonjësve dhe vlerësimin e përvojës së tyre në sektorin publik.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit