“Nuk munda t’i tregoj që i erdhi kufoma e djalit”, dëshmitarja e Masakrës së Lybeniqit rrëfen tmerret

Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Lybeniqit, ndërsa dëshmitarja e këtij tmerri, Elhame Kurtaj-Haradinaj, rrëfeu të pathënat e aktit kriminal për gazetarin korrespodent të “Ora Shtatë”, Valdrin Daci.

Në një lidhje të drejtpërdrejt  aktivistja tha se Serbia ka kryer krime shumë të rënda ndaj popullit të Kosovës.

“Ata përveç që kanë kryer krimin, i kanë bartë me vete kufomat, kanë dashur ta fshehin krimin, kanë shpallë edhe një luftë tjetër psikologjike me familjarë”, u shpreh Kurtaj-Haradinaj.


Ajo ndau edhe një rrëfim tejet prekës nga koha e luftës, kur ushtronte edhe profesionin e mësueses në Lybeniq

“Unë kam qenë ajo që ua kam dhënë lajmin kur i kanë sjell kufomat prej Serbisë. Nuk kam mundur të shkojë te nëna e vet [nxënësit të saj] me ia dhanë lajmin që të ka ardh kufoma e djalit të vetëm”, tha mes emocioneve ajo.

Ndër të tjera, Kurtaj-Haradinaj tha se liria që dikur u derdh gjak për të, sipas saj, ajo sot nuk po mbrohet si duhet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit