Kurti reagon për humbjen e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas humbjes së Kosovës në ndeshjen kundër Turqisë.


Kurti tha se tërë kombi donte fitore

“Tash na vlon meraku kolektiv: do të mund të bëhej kështu sikur t’ia kishim bërë ashtu, ky apo ai, ose që të dy… E di që kemi dëshiruar një lojë ndryshe e rezultat tjetër, se i tërë kombi donte fitore, por edhe djelmoshat tanë e meritonin gjithashtu”.


Por ai shtoi se kombëtarja ka dhënë emocione të jashtëzakonshme dhe ka bërë krenar gjithë vendin.

Kurti falënderoi lojtarët, trajnerin dhe stafin për angazhimin e tyre, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë ta mbështesin përfaqësuesen në çdo kohë.

“Por le të mos harrojmë që përfaqësuesja jonë na ka dhënë emocione të jashtëzakonshme duke na bërë krenarë aq shumë sa t’u jemi mirënjohës përgjithmonë e përkrah përherë. Fakti që ishim kaq pranë kualifikimit tregon sa afër madhështisë jemi. Dhe shpejt, aty do të jemi. Andaj edhe sot e çdo ditë tjetër, forca Kosovë! Faleminderit të gjithë lojtarëve, trajnerit dhe stafit për angazhimin e madh në secilën ndeshje”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit