Capital T ka folur përpara ndeshjes Kosovë – Turqi në një intervistë për “Shqipëria Live” me Sidorela Gjinin.
Ai ka shprehur emocionet përpara ngjarjes historike, ku vendoset fati i Kombëtares së Kosovës për Botëror.
Megjithatë, artisti shqiptar thekson se beson në djemtë dhe se ka qëndruar gjithnjë përkrah tyre.
Trim Ademi (emri i vërtetë) thekson po ashtu që nuk mungon stresi, por që në fund do t’ia dalim.
“Gjithçka nis me petkun e tifozërisë, atdhedashuri, pastaj vijnë profesionet tjera muzika. Normalisht stresi është i madh, më shumë ka të bëjë me pjesën e shtetit, rëndësisë që ka për ne”, u shpreh ai.
“Gjitha fitoret e Kosovës i kam shijuar, normal njerëzve ju ngelin në mendje këto që bëjnë më shumë zhurmë. Çdo ndeshje ka qenë me rëndësi shumë të madhe. Puna e madhe është bërë prej hapit të parë”.
“Isha në stadium me ndeshjen me Sllovakinë, emocion i jashtëzakonshëm. Ishte stres por kisha shumë besim në djemtë, ekipin ia dolëm. Besimi edhe sonte dhe shpresa nuk mungon që do të jemi në Botëror”, shtoi ndër të tjerash Capital T.
Capital T thotë se i kanë shkruara rreth 3 mijë veta për bileta.
“Me kanë shkruar shumë- 2 mijë, 3 mijë. Interesimi ka qenë i madh. Po sido që të jetë festa ndihet gjithkund në qytete,. Kështu që e rëndësishme me qenë këtu”, tha ai.









