Sot në mëngjes ka nisur një ditë e re në Ferma VIP 3, ku pjesëmarrësit janë angazhuar në ndarjen e detyrave dhe kujdesin për kafshët. Veterineri ka vizituar fermën, duke udhëzuar dhe këshilluar fermerët mbi mënyrën e sjelljes dhe trajtimit të kafshëve.
Momente gazmore nuk kanë munguar gjatë përkujdesjes për kafshët. Një prej tyre ishte kur Jonida Maliqi dhe Moza Ahmeti u trembën nga një pulë, duke shkaktuar të qeshura mes pjesëmarrësve.
Megjithatë, nuk kanë munguar as situatat e tensionuara. Vanesa është ndjerë e ngarkuar emocionalisht dhe ka shpërthyer në lot, duke kërkuar të komunikojë me Again.
“E di kush e bën për kamera dhe kush jo. E ndjej kush më thot me shpirt ‘sa e mirë je’ dhe kur dikush e thot ndryshe”, ka thënë Vanesa mes tensionit.
Në ajër ndihej gjithashtu fryma e konkurrencës.“Njërëzit që bëjnë gabimë në këtë lojë justifikohen me faktin që është lojë, sepse nuk duan që të mendojnë të tjerët se ashu janë në të vërtetë,” është shprehur Sara, duke lënë të kuptohet tensioni mes pjesëmarrësve.
Dita në fermë ka treguar kështu një kombinim të punës së përgjegjshme, argëtimit dhe emocioneve të forta, duke shërbyer si një pasqyrë e jetës në Ferma VIP 3.









