Fondacioni Frutex & Golden Eagle: Ndan 10,000 euro për një fillim të ri të Stenaldos

Stenaldo na ka treguar që nuk duhet të dorëzohemi kurrë, pavarësisht vështirësive. Me forcën dhe guximin e tij, ai është bërë shembull për të gjithë ne se shpresa nuk shuhet as në momentet më të vështira.

Sot, ai përballet me një sfidë tjetër jetësore – nevojën për një shtëpi, një vend të sigurt ku mund të jetojë me dinjitet dhe qetësi.

Fondacioni Frutex & Golden Eagle kanë vendosur të jenë pranë tij, duke ndarë 10,000 euro për ta ndihmuar në këtë rrugëtim.

Por kjo nuk mjafton pa ne.

Le të bashkohemi si komunitet dhe të tregojmë solidaritetin tonë. Secili prej nesh mund të bëjë një ndryshim – me një kontribut, një shpërndarje apo një fjalë mbështetjeje.

Le ta ndihmojmë Stenaldon të ndërtojë jo vetëm një shtëpi, por një fillim të ri.

Sepse çdo ndihmë, sado e vogël, ka një vlerë të madhe kur vjen nga zemra.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit