Pakistani, Turqia, Egjipti dhe Arabia Saudite propozojnë një plan për Ngushticën e Hormuzit

Pakistani priti bisedime me Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite, në kuadër të përpjekjeve për të ndërmjetësuar përfundimin e konfliktit me Iranin.

Sipas Reuters, bisedimet fillestare u përqendruan në propozimet për rihapjen e Ngushtica e Hormuzit për transportin detar, si pjesë e përpjekjeve për stabilizimin e tregtisë dhe rrjedhave të naftës.

Vendet pjesëmarrëse i kanë paraqitur propozime Shteteve të Bashkuara të Amerikës për menaxhimin e trafikut detar, përfshirë modele tarifash të ngjashme me ato të Kanalit të Suezit. Po ashtu, sipas burimeve, është diskutuar krijimi i një konsorciumi të përbashkët nga Turqia, Egjipti dhe Arabia Saudite për menaxhimin e rrjedhave të naftës përmes kësaj rruge ujore, me mundësinë e përfshirjes edhe të Pakistanit.

Propozimet janë diskutuar si me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ashtu edhe me Iranin, ndërsa Pakistani ka shfrytëzuar marrëdhëniet e tij me të dyja palët për të luajtur një rol kyç diplomatik.

Sipas mediave të huaja, prioriteti i Turqisë mbetet arritja e një armëpushimi, dhe se sigurimi i kalimit të sigurt të anijeve mund të shërbejë si një hap i rëndësishëm për ndërtimin e besimit dhe uljen e tensioneve në rajon.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit