Videoja e një burri që i shpëtoi vdekjes për pak në Zagreb, pasi një erë e fortë i hodhi një llamarinë metalike me shpejtësi të lartë, është ndoshta videoja më e shikuar në internet këto dy ditë.
Ai ka sqaruar se si ndodhi rasti.
“Ndodhi në rrugën Vinogradska pranë rrethrrotullimit. Po shkoja në punë dhe papritmas pashë llamarinën prej kallaji që po binte në tokë. Ngrita shikimin dhe e pashë që po vinte me vrap drejt meje. Ishte e frikshme”, tha Franjo Plenar, i cili punon si shofer në spital.
Videoja u regjistrua nga një kamerë në panelin e kontrollit nga një makinë që po kalonte në rrugë në atë moment, të premten rreth orës 6:50 të mëngjesit.
Franjo thotë se ka ngarë motoçikleta gjithë jetën e tij, kështu që ka reflekse të mira. Videoja tregon gardhin që i vjen me shpejtësi të lartë dhe ai menjëherë nxiton të fshihet pas makinës, pastaj vrapon përtej rrugës. Llamarina përfundon pikërisht aty ku po qëndronte Franjo vetëm disa sekonda më parë.
“U fsheha pas makinës sepse ajo llamarinë mund të më kishte prerë kokën”, na shpjegon ai.









