Ky titull është më ironi për Dragan Xhajiqin, që sot po e përjeton rëndë suksesin e Kosovës.
Ky shkrim nis me historinë e dhimbshme të Kosovës, që përjetoi nga kuzhina e Beogradit ndër vite.
Dragan Xhajiqi e shikoi apo jo kombëtaren e Kosovës në televizionin e tij? Një Zot e di!
Vdiq Jugosllavia në verën e vitit 1991 dhe kapitulloi regjimi serb në pranverën e vitit 1999.
Nga shpërbërja e Jugosllavisë famëkeqe në 1991, Kroacia lulëzoi në futboll, duke fituar dy medalje të bronzta dhe një të argjendtë në Kampionatin Botëror.
Legjenda e Kosovës Ardian Kozniku fitoi medaljen e bronztë me Kroacinë në vitin 1998.
Futbolli i Kosovës u pranua në UEFA më 3 maj 2016, duke i dhënë fund izolimit dhe padrejtësisë që i ishte bërë.
Sot, UEFA dhe FIFA po e njohin fuqinë dhe potencialin e futbollit të Koosvës.
Kosova është sot përpara Serbisë. Është një fitore larg Kampionatit Botëror, ndërsa Serbia ende shikon nga televizori.
Një pyetje me ironi për Dragan Xhajiqin, kryetar i Federatës së Futbollit të Serbisë: a e shikove ndeshjen Sllovaki–Kosovë apo Poloni–Shqipëri?
Sigurisht që nuk guxon të përgjigjet.
Xhajiqi e njeh fuqinë e futbollit të Kosovës. Ai e mban mend humbjen e Cërvena Zvezdës ndaj Prishtinës 1:3 në Beograd më 16 tetor 1983, 2:1 në Prishtinë më 1 dhjetor 1985, dhe barazimin 0:0 në Beograd në 1987.
Që nga epoka e legjendave si Luan Prekazi, Esat Mehmeti, Fadil Vokrri, Fadil Muriqi, Fisnik Ademi, Isa Sadriu, Kujtim Shala, Ardian Kozniku e të tjerë, futbolli shqiptar gjithmonë ka pasur emra të mëdhenj. Por regjimi ish-jugosllav dhe serb e shtypi sportin tonë.
Nga 1991 në 1999, regjimi kriminal serb na ndoqi, na rrahu, na burgosi dhe vrau sportistët shqiptarë, por nuk e ndali futbollin dhe sportin.
Ai vazhdoi të luhej në fusha improvizuara dhe mbijetoi ashtu siç i hije shqiptarëve të Kosovës.
Këtë e dijnë më së miri gjenerata e sakrificës, si Afrim Tovërlani, Arbnor Morina, Nazmi Rama, Fadil Berisha, Ahmet Beselica, Isa Sadriu, Ismet Munishi, Faruk Statovci, Fisnik Lyta, Bardhec Seferi, Bashkim Idrizi, Ramiz Krasniqi, Luan Tabaku, Jusuf Tortoshi, Ajet Shosholli, Rafet Prekazi, Eroll Salihu, Burim Berisha, Milaim Humolli, Abdyl Bellopoja, Fatmir Berisha, Adil Vokrri, Kushtim Munishi, Bashkim Radogoshi, Fatmir Namani, Elvis Osmani, Nehari Toska, Behajdin Gjinali, Exhan Dana, Xhevat Kurti, Bujar Guta, Ibrahim Domi, Sejdi Sermaxhaj, Selajdin Jerliu, Muharrem Sahiti, Arbër Grabovci, Malësor Gjonbalaj, Lavdrim Alija, Përparim Veliu, Bujar Asllani, Xhelal Koxha, Nadir Haxhimusa, Kemajl Bekteshi, Hasan Shala, Përparim Buzaku, Bekim Mulliqi, Habib e Adnan Krasniqi, Agim Hasani, Agim Hoxha, Shaban Baholli, Baki Bulliqi, Afrim Jashari, Përparim Hasani, Abaz Kosumi etj. ku u pastronin në lumenj.
Skuadrat fantome serbe shfrytëzonin stadiumet tona të ndërtuara me djersën e shqiptarëve dhe madje organizuan një farë “Liga Kampionësh të turpit” në 1995, duke sjellë mbi 25,000 shikues serbë në Prishtinë nga Rashka e Beogradi.
Por kjo histori famëkeqe mori fund më 12 qershor në vitin 1999, kur okupatori u dëbua nga Kosova falë NATO-s, UÇK-së dhe arkitektit të pavarësisë, presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.
Shovenizmi serb ka bërë dëme të mëdha, por shqiptarët nuk janë ndalur. Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Valon Behrami, me Zvicrën, e tronditën Serbinë duke e eliminuar dy herë nga Kampionati Botëror, në vitin 2018 dhe 2022.
Serbia ka humbur sa herë që është përballur me shqiptarët, nga Beogradi më 14 tetor 2014, ku u ndërpre ndeshja për shkak të sulmit të bandave serbe, deri tek Leskovci më 2025, ku humbi 0:1 nga Shqipëria.
Sot, Serbia është në shtëpi, ndërsa mediat serbe shkruajnë me nervozizëm për suksesin e Kosovës nën drejtimin e selektorit Franco Foda dhe presidentit të FFK-së Agim Ademi. Dragan Xhajiqi nuk thotë asnjë fjalë për Kosovën – e di mirë se shqiptarët janë shkelur me shekuj, por tani janë dy shtete, dy kombëtare, dhe secila më e fortë se Serbia në futboll.
Shqiptarët dominojnë.
Është shekulli i shqiptarëve.
Propaganda e Beogradit dhe ndikimi i tyre kanë marrë fund njëherë e përgjithmonë.









