Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa, ka nisur aventurën e tij në reality show-n “Ferma VIP” duke shkaktuar menjëherë të qeshura me situatat e tij spontane që në minutat e para të akomodimit në shtëpi.
Gjatë momentit kur banorët po sistemoheshin në dhomat e gjumit dhe po zbraznin valixhet e tyre, ai është përballur me një situatë komike.
Teksa po nxirrte rrobat nga valixhja e tij pranë krevatit, Vis Pupa ka vënë re sasinë e madhe të veshjeve që kishte me vete dhe e ka kaluar këtë moment me humor, duke ia kaluar “përgjegjësinë” bashkëshortes së tij.
Përballë banorëve të tjerë, ai është shprehur: Unë kam një problem: Ma ka bërë valixhen gruaja dhe e ka mbush si për veten, m’ka vu shumë.









