Mbrëmjen e së premtes Ferma VIP 3 hapi dyert e sezonit të ri.
Paneli i opinionistëve këtë sezon përbëhet nga tre emra të njohur: Einxhel Shkira, Ermal Mamaqi dhe Armina Mevlani.
Ndërsa sa i përket banorëve, edicioni i tretë ka një kast të larmishëm. Soni Malaj ishte e para që hyri në fermë, duke hapur rrugën për emra të tjerë të njohur nga muzika, aktorët dhe rrjetet sociale si Elvis Pupa, Romir Zalla, Mimoza Ahmeti, Jonida Maliqi, Sara Karaj, Vanesa Sono, Adi Pula dhe Rafaela. Lista e banorëve vazhdon me emra si Blerina Bajko, Gona Sina, Gresa Sekiraqa, Beni Vacaj, Malbora Gurra, Kuba, Fabiola Elezaj, Xhesi Loci, Akil Vardi dhe Indri Shiroka, duke krijuar një kast të pasur dhe plot ngjyra.









