Don Xhoni riktheu sërish vëmendjen e ndjekësve me një postim të ri në rrjetet sociale, duke treguar se po udhëton me një aeroplan privat.
Në imazhin e publikuar, reperi shihet i ulur pranë dritares, i shoqëruar nga një vajzë bjonde, e cila ruan anonimitetin e saj dhe nuk tregohet fytyra apo identiteti i saj.

Ky detaj ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, pasi nuk është hera e parë që Don Xhoni shfaqet pranë vajzave në postime, por gjithmonë zgjedh të mbajë jetën e tij sentimentale private. Reperi duket se ka një mënyrë të qartë për të ndarë jetën publike nga ajo personale, duke krijuar kuriozitet dhe spekulime të shumta për ndjekësit.










