Një rrëfim prekës dhe shumë personal ka ardhur së fundmi nga Juela brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, gjatë një bisede me Edisën, duke prekur thellë publikun.
Ajo ka ndarë një nga momentet më të errëta të jetës së saj, kur mësoi për vrasjen e ish-partnerit, i cili u gjet pa jetë së bashku me motrën e tij.
Sipas saj, ngjarja ndodhi në një periudhë shumë të vështirë, në fillimet e pandemisë së COVID-19, kur bota po përballej me kufizime të forta dhe mbyllje të kufijve.
Juela tregoi se kishte folur me të vetëm pak minuta para se të merrte lajmin tragjik. Fillimisht u njoftua nga një e njohur në Angli, ndërsa ngjarja kishte nisur të transmetohej edhe në mediat shqiptare.
Po kam nja 20 minuta që kam folur me të… më thanë provoje ta marrësh në telefon. Lajmi kishte dalë në televizion… vetëm mbaj mend që hodha pjatat përtokë”
-rrëfeu ajo, duke kujtuar momentet e para të shokut.
Ajo shtoi se gjithçka ndodhi në një kohë kur aeroportet po mbylleshin për shkak të pandemisë, duke e bërë situatën edhe më të vështirë për t’u përballuar emocionalisht.
Shumë e vështirë me ja pranu vetes që ai nuk jetonte më
-u shpreh Juela, duke treguar dhimbjen që e ka shoqëruar gjatë gjithë kësaj kohe.
Rrëfimi i saj është një dëshmi e fortë e plagëve që lënë ngjarje të tilla tragjike, por edhe e forcës për të vazhduar përpara, pavarësisht dhimbjes.









