Është bërë publike dëshmia zyrtare e aktores turke, Hande Erçel, e cila ka sqaruar pozicionin e saj lidhur me akuzat.
Aktorja ka theksuar se jeta e saj është e përqendruar te studimet dhe aktrimi, duke mohuar të ketë një jetë nate. Ajo sqaroi se në ambientet e lakuara në media ka qenë vetëm për takime pune dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë festë private apo event të organizuar nga personat e përmendur në dosje.
Në deklaratën e saj, Hande ka hedhur poshtë kategorikisht çdo aludim për përdorim të substancave të ndaluara, duke u shprehur se bën një jetesë të shëndetshme.
Duke u shprehur e lënduar për përfshirjen e emrit të saj në këtë çështje, aktorja kujtoi se ka 13 vite në ekran dhe është përpjekur gjithmonë të jetë një shembull i mirë për publikun. Ajo theksoi në fund se nuk pranon asnjë nga akuzat e ngritura kundër saj.









