Rama fton komunat për mobilizim në ndeshjen Kosovë-Turqi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u ka bërë thirrje kryetarëve të komunave të kontribuojnë për mrekullinë e kualifikimit të Kosovës në Kampionatin Botëror.


Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se kapaciteti i Stadiumi “Fadil Vokrri” është tejet i vogël, për të gjithë ata që duan të jenë në këtë ndeshje vendimtare, që zhvillohet të martën ndaj Turqisë.

Ai theksoi se në frymë bashkëpunimi dhe solidariteti, kryetarët e komunave duhet të organizojnë vendosjen e ekraneve të mëdha,në pajtim me rrethanat e sigurisë publike, në sheshet e qyteteve të tyre.


“Të martën na pret një moment historik për shtetin tonë, mundësia që Kosova të shkruajë historinë me kualifikimin në Kampionati Botëror. Këto ditë, krenaria dhe atdhedashuria kanë bashkuar çdo qytetar. Pas asaj që përjetuam në Bratislava, besimi është më i madh se kurrë dhe i gjithë vendi rreh si NJË zemër”.

“Le ta kthejmë çdo shesh në një tribunë mbështetjeje, çdo qytet në një zë të vetëm, dhe çdo qytetar në lojtarin e dymbëdhjetë të kombëtares sonë për kualifikimit historik në Kampionatin botëror. Ky është momenti ynë. Le ta jetojmë së bashku. Le ta shkruamë historinë në çdo qytet të Kosovës”, ka shkruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit