KEDS ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për media më 1 prill, në orën 15:00, për të sqaruar çështjen e ngritur nga Lidhja Demokratike e Kosovës lidhur me njëhsorët elektrikë.
Konferenca do të mbahet në ambientet e zyrave kryesore të KEDS-it, ku do të prezantohen qëndrimet dhe sqarimet zyrtare për qytetarët.
LDK ka akuzuar se qytetarët po manipulohen me keqllogaritje të konsumit të rrymës dhe ka kërkuar hetim të menjëhershëm, përgjegjësi institucionale, kompensim për konsumatorët dhe ndalimin e çdo rritjeje tarifash deri në zbardhjen e plotë të situatës.









