Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po vazhdon dhënia e mbrojtjes së Kushtrim Kokallës, për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Kokalla ka deklaruar se ka qenë në dijeni që e ndjera, Liridona Ademaj dhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli, kanë pasur probleme martesore.
“Unë kam qenë në dijeni që Naimi dhe e ndjera Liridona kanë probleme, nuk jam i vetmi person që e kam ditur, kanë pasur probleme”, ka deklaruar Kokalla para trupit gjykues.
Sipas Kokallës, këto probleme i kanë ditur si familja e Liridonës, ashtu edhe e Murselit.
“Xhelozi e kësi gjëra”, shtoi ai, sipas gazetares Tërshani.









