“Ditën kur është intervistu Naimi, Valon Lluka e ka mbajt për krahu”, Kokalla rrëfen natën në hotelin Swiss

Gjatë intervistimit të tij, i akuzuari Kushtrim Kokalla ka dhënë detaje për takimet me të akuzuarit e tjerë, Naim Murselin dhe Granit Plavën.

Kokalla ka thënë se ditën kur është intervistuar Naimi nga Policia, ka qenë Valon Lluka tu e majt për krahu.

Tutje ai shton se Lluka iu kishte thënë a mundet me nejt dikush me Naimin sonte, ku edhe ka vendos me qëndru Kushtrimi.

Dhomën e hotelit Swiss e kishte paguar Lluka pasi Naimi kishte thënë se nuk ka para me veti.

Kushtrimi tha edhe se në natën që ka qëndru me Naimin në Swiss, e ka thirrë në telefon Graniti i ka thënë a po vjen në Lit, në Prishtinë, por ky i ka thënë që e ka një rast familjar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit