Inskenoi rrëmbimin e saj për disa klikime, arrestohet influencuesja

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur opinionin publik në Brazil, ku një influencuese e rrjeteve sociale ka përfunduar në pranga pasi dyshohet se ka inskenuar vetë rrëmbimin e saj për përfitime personale.

Bëhet fjalë për 27-vjeçaren Monica Fraga, e cila u arrestua pas hetimeve që zbuluan se historia dramatike që ajo kishte ndarë me ndjekësit një vit më parë nuk ishte e vërtetë.

Në atë kohë, Fraga kishte publikuar një video ku shfaqej e përlotur, duke pretenduar se ajo dhe bashkëshorti i saj, Lucas Fraga, ishin sulmuar nga persona të armatosur, rrëmbyer dhe mbajtur peng në një zonë pyjore, ku sipas saj ishin detyruar të paguanin edhe një shumë parash për lirimin.

Por, hetimet e autoriteteve zbuluan mospërputhje të shumta në rrëfimin e saj. Sipas policisë, ngjarja rezultoi të ishte një skenar i organizuar nga vetë ajo, me qëllim tërheqjen e vëmendjes mediatike dhe rritjen e ndjekësve në rrjetet sociale.

“Ndërsa hetimi përparonte, dolën indikacione se rrëmbimi i dyshuar për shpërblim nuk ishte në fakt gjë tjetër veçse një komplot midis viktimës së dyshuar dhe njërit prej autorëve”, deklaroi një zëdhënës i policisë.

Sipas autoriteteve, bashkëshorti i saj nuk kishte dijeni për këtë plan. Në skemë dyshohet të jenë përfshirë edhe tre persona të tjerë, ku një prej tyre ndodhet aktualisht në burg për vepra të tjera penale, ndërsa një tjetër ka humbur jetën përpara se të mund të arrestohej.

Policia ka kryer gjithashtu kontrolle në banesën e një bashkëpunëtori të tretë, i cili dyshohet se ka përfituar nga paratë e pretenduara si shpërblim.

Aktualisht, Fraga përballet me akuza të rënda, përfshirë zhvatje, pengim të drejtësisë dhe keqpërdorim të burimeve policore. Nga ana tjetër, mbrojtja e saj ligjore ka kërkuar që masa e sigurisë të zbutet në arrest shtëpiak, duke argumentuar se ajo është nënë e fëmijëve të vegjël.

Rasti ka nxitur debat të gjerë mbi kufijtë e etikës në rrjetet sociale dhe presionin për famë, duke rikthyer në vëmendje fenomenin e inskenimeve ekstreme për klikime dhe ndjekës.

Inskenoi rrëmbimin e saj për disa klikime, arrestohet influencuesja

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit