Familja e të ndjerit Miftar Lushtaku fal gjakun pas aksidentit tragjik, edhe kryetari i Skenderat prezent

Sot, në ambientet e Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj, u zhvillua një akt i rrallë human dhe shumë domethënës i faljes dhe pajtimit nga familjarët e të ndjerit Miftar Lushtaku, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident të ndodhur ditë më parë në Skenderaj.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të institucioneve dhe jetës shoqërore, ndër ta kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj, Ibrahim ef. Hoti, si dhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

Ky gjest i lartë i familjes Lushtaku u vlerësua si një shembull i fuqishëm i faljes, pajtimit dhe vlerave të thella njerëzore, duke dëshmuar edhe një herë traditën fisnike dhe shpirtin e madh të popullit tonë.

Falja dhe pajtimi konsiderohen ndër virtytet më të larta, që kërkojnë forcë të madhe shpirtërore dhe besim të palëkundur. Ky akt u cilësua si një mesazh i fuqishëm për shoqërinë, në një kohë kur solidariteti dhe mirëkuptimi janë më të nevojshme se kurrë.

Të pranishmit lutën që i ndjeri të shpërblehet me xhenet, ndërsa familjarët për këtë veprim të madh human dhe shembullor.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit