“Si ma ka jep do ujë m’ka ndyshu gjendja”, Plava rrëfen takimin me Naim Murselin në ditën kritike

I akuzuari për vrasjen e Liridona Ademaj, Granit Plava, ka dëshmuar sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke zbuluar detaje rreth marrëveshjes që kishte me Naim Murseli.

Gjatë deklaratës së tij, Plava tha se ditën kritike ka pi një shishe ujë që ia dha Naim Murseli.

Plava tha se pasi ka pirë këta ujë i ka ndryshuar gjendja.

“Ditën kritike më ka thënë hajde shkojmë në Radoniq për mëngjes. Rrugës më ka dhënë me pi do ujë me një shishe, pasi që e kam pi më ka ndryshuar gjendja komplet. As ky nuk u kanë mirë. Kerri shkonte sa anej sa këndej”, tha ai,

Plava deklaroi se kishte marrë urdhër direkt nga Murseli për ta kryer vrasjen, pa qenë i informuar fillimisht për identitetin e viktimës.

“Naimi më ka thënë me e kry vrasjen. E kam pyet kush është viktima, nuk ma ka tregu. Para ngjarjes jemi taku të paktën 7-8 herë për me u marrë vesh. Ai më ka thënë që duhet me e marrë përsipër dhe se nuk do të më linte më shumë se dy vite në burg”, deklaroi Plava.

Tutje, ai theksoi gjendjen e tij të rëndë ekonomike si një nga arsyet që e shtynë drejt përfshirjes në këtë rast. Plava u shpreh se është baba i tre fëmijëve dhe se më parë nuk kishte pasur probleme me ligjin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit