Arrestohet në Bosnjë Elvis Kelmendi, i biri i Naser Kelmendit

Elvis Kelmendi, i biri i Naser Kelmendit (i cilësuar si bossi i drogës), është arrestuar në Bosnje dhe Hercegovinë për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Siç raporton mediumi Klix.ba, Gjykata Komunale në Sarajevë vendosi ndalimin e lëvizjes së tij në territorin e komunës së Ilidzhës. Një gjë të tillë për mediumin boshnjak e ka konfirmuar avokati i Kelmendit, Emir Gaziq.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale të Shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në territorin e komunës së Ilidzhës më 22 mars. Sipas informacioneve jozyrtare, ai është i lidhur me të shtënat që ndodhën në fundjavë në këtë komunë.

Ai ka një precedent të gjerë penal, ndër të tjera, për trafik droge dhe shpërdorim të detyrës zyrtare nëpërmjet nxitjes.

Vitin e kaluar Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës konfirmoi aktakuzën kundër Kelmendit dhe Ajlin Ahmiq, të cilët akuzohen për trafik droge.

Kelmendi është akuzuar më parë për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, dëmtim të pronës së të tjerëve dhe blerje e shitje të paautorizuar të armëve.

Sipas detajeve të aktakuzës, Kelmendi dhe Ahmiq akuzoheshin për furnizim, qarkullim, shitje dhe transferim të paautorizuar të narkotikëve me MV, AF, RG dhe persona të tjerë të panjohur në territorin e Bosnjës dhe Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Theksohet se ata po rishisnin drogë në Bosnjë, duke përdorur aplikacionin Sky, të destinuar për komunikim të mbrojtur dhe të koduar, për të komunikuar me njëri-tjetrin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit