Plava tërhiqet nga deklarata në Polici, tregon se çfarë i premtoi Murseli për vrasjen e Ademajt

I dyshuari për vrasjen e Liridona Ademajt, Granit Plava, është deklaruar sot para gjykatës lidhur me rastin. Ai ka thënë se vrasja është porositur nga Naim Murseli.

Plava deklaroi se gjendja e tij ekonomike ka qenë e dobët dhe se me profesion ka qenë punëtor krahu. Ai theksoi se nuk ka qenë i dënuar për ndonjë vepër penale, përveç kundërvajtjeve.

Ai shtoi se është në dijeni për veprën për të cilën akuzohet, por nuk qëndron pranë deklaratës së dhënë në polici. Sipas tij, deklaratën e mëhershme e ka bërë në marrëveshje me Naim Murselin.

Plava deklaroi se gjendja e tij emocionale ka qenë e rënduar në momentin kur ka dhënë deklaratën në polici.

Ai tha se marrëveshja me Murselin ka qenë që të marrë përgjegjësinë për veprën penale, duke shtuar se ky i fundit nuk i ka treguar asnjëherë se kush ishte viktima, por i kishte thënë se do ta merrte përgjegjësinë sikur ta kishte kryer vetë vrasjen.

Sipas deklaratës së tij, Murseli i kishte thënë se brenda dy vjetësh do ta nxirrte nga burgu, duke pretenduar për pushtetin që kishte.

Plava gjithashtu deklaroi se i ishin ofruar para, një pagë prej 1300 eurosh dhe një veturë e tipit “G-Class”. Ai shtoi se kishte pyetur se kush ishte personi, por nuk kishte marrë përgjigje, përveç kërkesës që të merrte përgjegjësinë për veprën.

“E njoh edhe Kushtrimin edhe Naimin. Kushtrimin e njoh më shumë, pasi ka qëndruar më shpesh në fshat, ndërsa Naimin e kam njohur, por jo shumë, sepse nuk kam pasur shumë kontakte me të. Kur vinte gjithmonë në pushim, ishte si një njeri ‘bos’, me vetura të mira. Ka pasur një jetë shumë të mirë dhe ne, si të rinj, e kemi pasur privilegj të rrimë me Naimin. Para kësaj ngjarjeje jemi takuar 7-8 herë me Naimin për marrëveshje, deri në ditën kritike. Unë nuk e di kush ka qenë personi që do ta kryente rastin dhe për të cilin unë do të merrja përgjegjësinë. Të nesërmen në mëngjes e kam marrë vesh që viktima ka qenë gruaja e tij dhe më pas nuk kam ditur çfarë të bëj. Më vjen keq për atë rast që ka ndodhur, sepse ai më kishte thënë se ishte ose shkinë, ose boshnjake, dhe e ndryshonte këtë deklarim”, ka thënë ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit