Vdes një burrë në Dumosh, u dërgua nga qytetarët në Urgjencë por nuk arriti të mbijetojë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Dumosh, ku një burrë ka humbur jetën në rrethana që po hetohen nga autoritetet.

Rasti ka nisur pasditen e 25 marsit, kur qytetarët kanë kërkuar ndihmë për një person që ishte rrëzuar në tokë pranë shkollës së fshatit, në rrugën “Ajet Podvorica”.

Sipas dëshmive fillestare, ai është gjetur pa ndjenja dhe është transportuar menjëherë nga të pranishmit drejt Urgjencës së qytetit.

Por, pak minuta pas mbërritjes, mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima, Besnik Aliu nuk kishte shenja jete.

Rasti është cilësuar si i dyshimtë dhe Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet e para dhe janë intervistuar dëshmitarët.

Sipas hetimeve fillestare, në lokacion nuk është gjetur asnjë armë apo mjet i dyshimtë që do të tregonte për ndërhyrje të jashtme.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e vdekjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit