Dalin detaje nga aksidenti ku vdiqën dy mërgimtarë: Shoferi e humbi kontrollin shkaku i problemeve shëndetësore

Një nënë 29-vjeçare nga Kosova me të birin 3-vjeçar vdiqën sot në një aksident trafiku në Schramberg të Gjermanisë, ku u goditën për vdekje nga një kamion.

Rastin e rëndë e ka konfirmuar për Klanin edhe Policia gjermane.

Bazuar në informacionet e para, shoferi i automjetit transportues ka pasur probleme mjekësore, në momentin kur ka humbur kontrollin.

Përveç këmbësorëve, nënë e bir, i dyshuari ka goditur edhe tri makina të parkuara.

I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor dhe akoma nuk dihet gjendja e tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit