Lëshohet urdhër arrest ndaj Hande Erçel, reagon aktorja

Një operacion i gjerë dhe një hetim i bujshëm ka përfshirë së fundmi shumë emra të njohur të shoqërisë së lartë në Turqi. Mes personave të kërkuar nga autoritetet për lëndë narkotike është edhe aktorja e famshme, Hande Erçel, si dhe ish-partneri i saj Hakan Sabanci, dhe figura të tjera publike, për të cilët tashmë është dhënë masa e ndalimit.

Pas lajmeve të shumta që qarkulluan me shpejtësi në media se ajo po kërkohet për t’u marrë në pyetje, aktorja ka reaguar zyrtarisht përmes llogarisë së saj në Instagram.

Ajo ka sqaruar se prej një muaji ndodhet jashtë shtetit për çështje studimesh, por është e gatshme të përballet me situatën.

“Mbrëmë, ashtu si ju, u njoha me këtë çështje nga raportimet. Do të kthehem në vendin tim për të sqaruar situatën, për të bërë deklaratat e nevojshme dhe për të dhënë dëshminë time,” – ka shkruar Hande, duke theksuar se ka besim të plotë te drejtësia dhe se e vërteta do të zbardhet shumë shpejt.

Tashmë mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin ngjarjet pas kthimit të saj në Turqi!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit