Kryetari i Mitrovicës Jugore, Faton Peci, ka thënë se billbordët që janë larguar sot në këtë komunë, kanë qenë të vendosur pa leje dhe ‘’shfrytëzohen kundërligjshëm’’.
Peci, në postimin e tij ka thënë edhe se, ai ka rekomanduar që përjashtim të bëhet vetëm billbordi i vendosur për ish Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryekuvendarin Kadri Veseli për shkak të rrethanave në të cilat gjenden ata.
‘’Përfaqësuesit e PDK-së që paskan dalë për të bërë filma në rrugë, le të pijnë ndonjë pije të ftohtë sepse po iu dhimbsen bizneset e jo Thaçi e as Veseli’’, ka shkruar Peci.
Ky reagim erdhi pasi deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, sot është parë bashkë me disa qytetarë në qytetin e Mitrovicës së Jugut të cilët kanë dalë për të parandaluar rrëzimin e një billbordi ku ishte fotografia e ish-krerëve të UÇK’së, Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Postimi:
Të dashur qytetarë,
Të gjithë duhet të mësohemi që Mitrovicën ta bëjmë qytet normal ku sundon rregulli, rendi dhe ligji.
Autoritetet komunale po largojnë tabelat reklamuese/billbordat që janë vendosur pa leje dhe shfytëzohen kundërligjshëm.
Si kryetar, u kam rekomanduar që të ketë përjashtim vetëm billbordi i vendosur për ish Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryekuvendarin Kadri Veseli për shkak të rrethanave në të cilat gjenden ata.
Përfaqësuesit e PDK-së që paskan dalë për të bërë filma në rrugë, le të pijnë ndonjë pije të ftohtë sepse po iu dhimbsen bizneset e jo Thaçi e as Veseli.










