Irani ka vendosur gjashtë kushte për t’i dhënë fund luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, kushte që u publikuan nga agjencia e lajmeve Tasnim, e cila është miqësore me regjimin. Kushtet duken shumë të ashpra dhe të vështira për t’u pranuar nga Shtetet e Bashkuara.
6 kushtet e Iranit:
Kushti 1 -Garancia që konflikti të mos përsëritet.
Kushti 2 -Mbyllja e bazave ushtarake amerikane në rajon.
Kushti 3 -Pagesa e një dëmshpërblimi ndaj Iranit.
Kushti 4 -Përfundimi i luftës kundër të gjitha grupeve rajonale të lidhura me Iranin, si Hezbollah.
Kushti 5 -Zbatimi i një regjimi të ri juridik për Ngushticën e Hormuzit;
Kushti 6 -Ndjekja penale dhe ekstradimi i operatorëve të mediave anti-iraniane.
Një nga çështjet kryesore në luftë për momentin është pikërisht kushti 5, situata në Ngushticën e Hormuzit. Trump ka kërcënuar të bombardojë termocentralet iraniane nëse regjimi nuk e rihap kalimin brenda 48 orëve. Por Teherani është përgjigjur se Hormuzi mbetet i hapur për të gjithë lundrimin, përveç anijeve “të lidhura me armiqtë e Iranit”.
Kërcënimi i sulmeve iraniane i ka mbajtur shumicën e anijeve larg kalimit, përmes të cilit kalojnë rreth një e pesta e furnizimeve botërore me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm, duke kërcënuar një tronditje globale energjetike.








