Istref Zekaj një nga tre shtetasit e Kosovës që vdiqën tragjikisht në vendin e tyre të punës në Vjenë të Austrisë më 17 mars, do të varroset nesër në vendlindjet e tij, në fshatin Mojstir të Istogut.
Njoftimi u bë i ditur nga mediat lokale.
Ambasada e Kosovës në Austri kishte njoftuar dje, se trupat e tre shtetasëve të Kosovës që vdiqën tragjikisht në vendin e tyre të punës ishin nisur për në Kosovë.
Në këtë incident tragjik vdiqen tre kosovarë dhe një tjetër që mendohet se është me prejardhje nga Bosnja.








