Një grua ka rënë nga Ura e Moglicës në Gjakovë, duke përfunduar në ujë.
Rastin e ka konfirmuar togeri i stacionit policor në Gjakovë, Sheremet Elezaj., duke bërë të ditur se njësitet policore, mjekësore dhe zjarrfikësit kanë reaguar menjëherë.
Viktimës i është ofruar ndihma e parë dhe më pas është dërguar për trajtim të mëtejshëm, ndërsa sipas informacioneve të para ajo është jashtë rrezikut për jetën.
“Personeli mjekësor i ka ofruar ndihmën e parë dhe më pas është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Sipas informacioneve të para, ajo është jashtë rrezikut për jetën” deklaroi Elezaj.








