Faruk Isufi ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Bokshiq të Klinës.
I ndjeri ishte ushtar i UÇK-së.
Kjo u konfirmua nga nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla.
“Faruk, edhe ti shkove… shumë më mërzite, të fala bashkëluftëtarëve tanë”, shkroi Syla në “Facebook”.









