“Më kape me dy duar gjoja do të më puthje në buzë”, Mateo kërkon sqarim nga Brikena

Pas momentit kur Mateo tentoi t’i rrëmbente një puthje Brikenës, dyshja u panë më vonë në oborrin e Big Brother VIP Albania duke sqaruar situatën mes tyre.

Mateo: Pse u mërzite aq shumë?

Brikena: Dua të të lë ty të flasësh, në qoftë se ke ndonjë gjë, pastaj flas unë.

Mateo: Duke parë afrimitetin që kemi pasur përherë, që përqafohemi, puthemi, më lejon të të përkëdhel gjatë gjithë kohës, edhe këtu kur po kërcenim, ato lojërat që bëjmë bashkë, ti më shtyn, më tërheq, më puth njëherë në qafë, më puth për së dyti, kur më kap me dy duar gjoja do të më puthje në buzë, më puth në hundë, edhe unë kur të shoh në sy dalloj që puthjen e do, por se merr guximin. Normal do ta bëj guximin unë, të bëj këtë hap. Nuk mendoj që kam bërë ndonjë gjë të keqe.

Brikena: Atëherë, unë gjithmonë ta kam thënë një fjalë, ma respekto fjalën dhe ti e di shumë sa herë ka rënë tema e puthjes, edhe kur e kemi parë Gimbon që ia ka rrëmbyer puthjen Selinit, të kam thënë Mateo me mua mos guxo të rrëmbeheshe.

Pas këtij momenti, situata ka nxitur reagime të shumta nga publiku, ku shikuesit kanë filluar të shprehin dyshime për marrëdhënien mes tyre. Në rrjetet sociale nuk kanë munguar edhe komentet kritike ndaj Brikenës, duke e cilësuar si “mashtruese”, “falso” dhe “manipuluese”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit