DJ Gimbo reagon për herë të parë pas daljes nga Big Brother: Pa ju nuk kishte kuptim ky rrugëtim

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 5, DJ Gimbo, ka reaguar për herë të parë përmes rrjeteve sociale, duke falënderuar fansat dhe ndjekësit që e mbështetën gjatë gjithë qëndrimit të tij në program.

Ai ka postuar në Instagram një mesazh të gjatë dhe të sinqertë, ku tregon emocionet dhe mirënjohjen e tij.

“Faleminderit prej zemrës krejtve që më keni mbështet gjatë qëndrimit tem në Big Brother. Dashnia, votat dhe përkrahja juaj më kanë dhanë forcë me vazhdu edhe në momentet ma të vështira. Pa ju s’kishte kuptim ky rrugëtim”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Po më vijnë shumë mesazhe prej jush dhe sinqerisht s’po muj me ju kthy krejtve, po dijeni që i lexoj dhe i vlerësoj pa masë. Respekt pa fund për secilin prej jush, ju du shumë”.

Reagimi i tij është pritur me shumë emocion nga ndjekësit, të cilët kanë shprehur përkrahjen dhe urimet e tyre për artistin.

Ky moment shënon një kapitull të ri pas eksperiencës në reality shou, ku DJ Gimbo fitoi simpati të madhe dhe mbështetje të jashtëzakonshme nga publiku.

I njëjti u largua të martën nga një televotim kokë me kokë me Brikena Selmanin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit