Vetura godet një 82-vjeçar në Prizren, arrestohet shoferi

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Prizren, ku një 82-vjeçar është goditur nga një veturë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:31, në afërsi të hyrjes së spitalit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se i moshuari aktualisht është jashtë rrezikut për jetë.

“Sot, më datën 19.03.2026, rreth orës 13:31, është raportuar një aksident trafiku në rrugën afër hyrjes së spitalit në Prizren. Sipas informatave të para, një këmbësor është goditur nga një veturë. Si pasojë, këmbësori Sh. R., mashkull rreth 82-vjeçar, ka pësuar lëndime trupore, por aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. I dyshuari është arrestuar dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e rrethanave të aksidentit”, tha Bytyqi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit