Kryeministri Kurti i kërkon Presidentes Osmani t’i japë autorizimin Gërvallës për një marrëveshje me Belgjikën

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme ka miratuar propozim-vendimin për të kërkuar nga Presidentja Vjosa Osmani dhënien e autorizimit për ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, për nënshkrimin e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale, me Qeverinë e Mbretërisë së Belgjikës.


“Në frymën e thellimit të raporteve dypalëshe në fushën e Drejtësisë, sot para jush paraqesim për miratim propozimin e MD-së që Qeveria e Kosovës t’i rekomandojë presidentes dhënien e autorizimit ministres së Drejtësisë për nënshkrimin për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale me Qeverinë e Mbretërisë së Belgjikës”, deklaroi Kurti.

Ministrja Gërvalla tha se kjo marrëveshje do të intensifikonte bashkëpunimin juridik në çështjet penale.


““Ministria e drejtësisë në shërbim të forcimit të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale ka iniciuar lidhjen e marrëveshjes për ndihmë të ndërsjellë juridike me Belgjikën. Kemi zhvilluar negociatat me ministrinë e drejtësisë së Belgjikës dhe është arritur pëlqimi lidhur me tekstin e marrëveshjes. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është baza ligjore dypalëshe si dhe thellimi i bashkëpunimit sepse kjo marrëveshje harmonizon procedurat. Kjo marrëveshje do të rezultojë në përmirësimin dhe plotësimin e strukturës ligjore dhe institucionale të sistemit të drejtësisë në Kosovë”, tha ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit