Dua Lipa është bërë ambasadore zyrtare e kompanisë gjigante të kafesë, Nespresso.
Lajmin e ka bërë të ditur kompania zvicërane, duke shpërndarë një fotografi të Duas, me një filxhan të kafesë në duar.
“Mirë se vjen në familjen Nespresso, Dua Lipa.
Jemi të kënaqur të njoftojmë super yllin global të popit, Dua Lipa, si ambasadoren tonë të re globale të markës, duke shënuar një kapitull të ri mbresëlënës për markën tonë”, thuhet në njoftimin e kompanisë.










