spot_img
spot_img
Sunday, March 15, 2026
spot_img
spot_img

Brikena më në fund e pranon pëlqimin për Mateon, Rogerti: Të ka aktivizuar nominimi

Spektakli i së shtunës i Big Brother VIP Albania nisi me diskutime të shumta brenda shtëpisë, ku në qendër të vëmendjes ishte marrëdhënia mes Mateos dhe Brikenës.

Që nga fillimi i formatit, raporti mes tyre është komentuar shpesh nga banorët dhe publiku.

Mateo ka treguar vazhdimisht interes dhe pëlqim për Brikenën, ndërsa ajo deri tani ishte shfaqur më e rezervuar dhe më e ftohtë ndaj tij.

Screenshot/YouTube

Gjatë një diskutimi me banorët e tjerë në shtëpi, tema e tyre u rikthye sërish në vëmendje. Në mes të debatit, Brikena vendosi të flasë hapur për ndjenjat e saj.

“Unë mund të them se me plot kuptimin e fjalës unë kam pëlqim për Mateon”, u shpreh ajo para banorëve.

Pas kësaj deklarate reagoi edhe Rogerti, i cili komentoi me humor situatën duke thënë: “Ty të ka aktivizuar nominimi”.

Deklarata e Brikenës pritet të ndikojë në dinamikën mes dy banorëve dhe ka ngjallur menjëherë reagime mes banorëve dhe publikut që po ndjek spektaklin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit