spot_img
spot_img
Saturday, March 14, 2026
spot_img
spot_img

“Më shkroi në WhatsApp më tha …”, Blero rrëfen si u njoh me Eronitën

Këngëtari, Blero, ishte së fundmi i ftuar në një intervistë, ku u pyet për dasmën dhe martesën e tij me Eronitën, si dhe për mënyrën se si janë njohur.

Gjatë bisedës, Blero tregoi se njohja e tyre ka qenë krejt rastësore dhe se gjithçka ka nisur nga një mesazh në WhatsApp.

Blero: “Të jem i sinqertë, ka qenë shumë rastësi. Unë jam i sinqertë gjithmonë dhe ndoshta gaboj ndonjëherë, por në kuptimin që jam kaq i sinqertë sa nuk di të bëj ndryshe. Nita më ka shkruar në WhatsApp timin. Unë s’e kam ditur kush është, por ajo ka dashur t’i shkruajë për dikë tjetër, që veç të jetë një shaka, në kuptimin që të ma dëgjojë zërin, dikush tjetër, jo ajo. Mandej më shkroi: ‘Më fal se ishte gabim’. Kur unë e kam numrin e Gjermanisë në WhatsApp thashë: ‘Si mund të jetë gabim kur ti shkruan shqip’. Aty filloi gjithçka mandej”.

Më tej, Blero tregoi se pas mesazhit të parë ata nisën të komunikonin më shpesh.

“Kemi pasur biseda telefonike, mandej 2-4 muaj s’jemi dëgjuar fare, kur në një ditë të bukur e pashë në WhatsApp-in tim dhe thashë: ‘Kjo vajza misterioze’, dhe i shkrova unë. Folëm pak, mandej e lamë pse të mos dalim të hamë një darkë, ishte shumë spontane. Dolëm dhe që në momentin e parë kemi kaluar aq mirë, jam ndier më së miri në botë me të. Aty ka vazhduar gjithçka”.

Kështu, një mesazh i rastësishëm në WhatsApp u kthye në fillimin e historisë së dashurisë mes Bleros dhe Eronitës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit