spot_img
spot_img
Saturday, March 14, 2026
spot_img
spot_img

I përmendin Luiz Ejllin, reagimi i Arbana Osmanit bën bujë në rrjet

Podcasti i Arbana Osmanit, “Mirëmbrëma Yje”, po dhuron vazhdimisht momente që kthehen në kryefjalën e rrjeteve sociale.

Por episodi i fundit ka tërhequr një vëmendje të jashtëzakonshme, dhe shkaku për këtë ka qenë pikërisht një emër mjaft i dashur për publikun shqiptar: Luiz Ejlli!

E ftuara e radhës në këtë intervistë ishte këngëtarja e njohur Samanta Karavella. Mes rrëfimeve të shumta për karrierën dhe jetën e saj, biseda u ndal te fillimet e saj në muzikë, konkretisht te spektakli i famshëm i talenteve “Ethet e së premtes mbrëma”.

Në një moment, Arbana ndërhyn me një pyetje kurioze: “Me kë ke qenë te ‘Ethet’ ti?”

Samanta pa hezituar i përgjigjet: “Me Luiz Ejllin.”

Këtu ka ardhur edhe reagimi epik dhe mjaft i sinqertë i moderatores.

E surprizuar nga ky fakt, Arbana u shpreh me një buzëqeshje: “Uuu, me mbretin! Me Luizin ke qenë ti… okej!”

Kjo frazë e Arbanës ka mjaftuar që fragmenti i videos të shpërndahet me shpejtësi marramendëse në TikTok dhe Instagram.

Ky vlerësim spontan dhe etiketimi i Luizit si “mbret” ka fituar edhe një herë zemrat e qindra mijëra mbështetësve të artistit shkodran, të cilët kanë vërshuar me komente pozitive duke kujtuar dyshen ikonike të “BBV2”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit