spot_img
spot_img
Saturday, March 14, 2026
spot_img
spot_img

Jul Deda: Meritoni, lojtari më i fortë nga Kosova në historinë e Big Brother

Kanë kaluar plot dy vite që nga finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 3, por analizat dhe vlerësimet mes ish-banorëve vazhdojnë të mbeten me interes për publikun.

Së fundmi, aktori i njohur Jul Deda ka treguar hapur konsideratën e tij të lartë për një nga protagonistët kryesorë të atij edicioni, Meriton Mjekiqin. I ftuar në podcast në bisedë me Bruno Shemshon, Juli ka dhënë një mendim shumë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë mbi lojën e moderatorit nga Kosova.

Gjatë bisedës për dinamikat e shtëpisë, aktori e konsideroi Meritonin si lojtarin më të fortë kosovar në historinë e këtij formati.

Megjithatë, ky vlerësim i lartë për karakterin e tij në lojë erdhi me një ndarje të qartë mes rrugëtimit të tij si individ dhe atij si çift. Sipas Julit, i vetmi element që e penalizoi lojën e fortë të Meritonit ishte romanca e tij brenda shtëpisë me Ilnisa Agollin.

Duke e ndarë mendimin e tij pa doreza, Deda u shpreh: “Meritoni është më i miri. Pa diskutim. Pa Ilnisën. Me Ilnisën qe gropë. Për mua ka qenë shumë i fortë.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit