spot_img
spot_img
Friday, March 13, 2026
spot_img
spot_img

PDK për ftesën e Kurtit: Është e domosdoshme të pritet vendimi përfundimtar i Gjykatës

Partia Demokratike e Kosovës është deklaruar pasi që kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha sot se do t’i ftojë në takim liderët e partive opozitare për të biseduar në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

PDK e falënderoi kryeministrin, Albin Kurt,i për ftesën dhe tha se mbetet e hapur për komunikim dhe dialog politik sa herë që kjo i shërben stabilitetit institucional dhe interesit të vendit.

Megjithatë, në rrethanat aktuale, duke pasur parasysh se Gjykata Kushtetuese ka vendosur Masë të Përkohshme që pezullon procesin e zgjedhjes së Presidentit dhe çdo veprim të mëtejshëm të Kuvendit në këtë drejtim, PDK tha se vlerëson se “është e domosdoshme të pritet vendimi përfundimtar i Gjykatës, i cili pritet deri më 31 mars dhe që do të qartësojë hapat e mëtejmë institucionalë”.

Partia Demokratike e Kosovës tha se beson se respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe i procedurave institucionale është “mënyra më e përgjegjshme për të garantuar stabilitet politik dhe institucional në vend”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit