Kryetari i Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për takim nga kryeministri Albin Kurti, lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit, por vetëm pas vendimit të Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Abdixhiku përmes një postimi në facebook njoftoi se takimi mund të zhvillohet në ditën e parë pas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese.
Sipas tij, përderisa çështja e zgjedhjes së Presidentit është tashmë në shqyrtim në këtë institucion, proceset politike duhet të ndalen përkohësisht dhe t’i lihet hapësirë vendimmarrjes së pavarur kushtetuese.
Abdixhiku theksoi se respektimi i këtij rendi institucional i bën nder jo vetëm politikës, por edhe Republikës dhe institucioneve të saj. Ai shtoi se vendimi i Gjykatës duhet të pritet me qetësi politike dhe respekt të plotë institucional.
“Një orë pas verdiktit, mund të takohemi sërish”, ka deklaruar Abdixhiku.









