spot_img
spot_img
Friday, March 13, 2026
spot_img
spot_img

Kurti për çështjen e presidentit: Duhet marrëveshje politike me opozitën

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi se për zgjidhjen e çështjes së presidentit duhet të arrihet një marrëveshje politike me partitë opozitare.

Ai tha se nuk duhet të përsëritet situata e vitit 2025 dhe paralajmëroi se zgjedhjet e reja do t’i kushtonin rreth 10 milionë euro Kosovë.

‘’Unë nuk kam se çfarë të shtojë më shumë përtej konferencës së kam mbajtur, tashmë kemi një çështje në Gjykatën Kushtetusë. Unë mendoj që nuk kemi nevojë për përsëritjen e vitit 2025, viti 2026 është vit i ri, duhet të kemi marrëveshje politike me partitë opozitare lidhur më çështjen e presidentit. Zgjedhjet e reja do të na kushtonin 10 milionë euro. Nuk duhet të ketë zgjedhje të reja për të hyrë në një garë se cili subjekt po i bën 80 deputetë’’, ka thënë Kurti.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme deri më 31 mars ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit