spot_img
spot_img
Friday, March 13, 2026
spot_img
spot_img

“Ta vras djalin, babën, vëllezërit dhe krejt familjen”, kërcënimet e të dyshuarve për fajde ndaj viktimave në Prizren

Dy persona janë arrestuar me 11 mars në Prizren nën dyshimin për fajde dhe detyrim, pasi dyshohet se për vite me radhë i kanë marrë viktimës qindra mijëra euro vetëm në emër të kamatave dhe kanë tentuar t’ia marrin edhe shtëpinë dhe lokalet.


Prokuroria tashmë ka kërkuar paraburgim ndaj dy të dyshuarve.


Çka thuhet në dosjen e Prokurorisë?

Gazeta ka siguruar dosjen e prokurorisë ndaj Eduard Kaçinari dhe Anton Kaçinari.

Sipas dosjes së Prokurorisë, i dyshuari Eduard Kaçinari që nga viti 2021 i kishte dhënë para me kamata shumë të larta viktimës duke shfrytëzuar gjendjen e tij të rëndë financiare.


Fillimisht viktima kishte marrë 4 mijë euro me kamatë mujore prej 20 për qind, duke paguar 800 euro në muaj. Më pas ai kishte marrë edhe 30 mijë euro me kamatë 15 për qind, për të cilat kishte paguar 31,500 euro vetëm kamata, përveç kthimit të borxhit bazë.


Situata financiare e viktimës ishte përkeqësuar më tej në vitin 2022, kur për shkak të sëmundjes së babait dhe shpenzimeve të operacioneve ai kishte marrë edhe 45 mijë euro të tjera me kamatë mujore 10 për qind.

Sipas dosjes, për 17 muaj ai kishte paguar 4,500 euro në muaj, duke arritur në 76,500 euro kamata. Në mars të vitit 2024 viktima kishte marrë edhe 170 mijë euro të tjera për të mbyllur borxhet, me kamatë mujore 10 për qind.


“Viktima për 16 muaj rresht paguan nga 17,000 euro në muaj, duke arritur vlerën 272,000 euro të pagesave vetëm në emër të kamatës”, thuhet në dosje.

Kur ai nuk arriti më të paguante, i dyshuari dyshohet se kërkoi edhe 350 mijë euro të tjera në emër të kamatave dhe tentoi t’i merrte shtëpinë dhe lokalet e familjes, me vlerë rreth 1 milion euro.


Prokuroria thotë se arrestimi u bë më 11 mars 2026, kur i dyshuari kishte shkuar me viktimën dhe familjarët e tij te përmbaruesi dhe noteri për bartjen e pronësisë, por policia ndërhyri në flagrancë pas aplikimit të masave të veçanta hetimore.

Si e kishte kërcënuar viktimën Eduard Kaçinari?

Prokuroria njoftoj se E.K. dhe A.K., përfitimin e kundërligjshëm të dobisë pasurore, e kanë kërkuar duke përdorur edhe forcë dhe kanosje ndaj viktimave, duke i detyruar të shkojnë te përmbaruesi privat për procedurat noteriale, por policia ka ndërhyrë dhe i ka arrestuar.

Nga viti 2021, në vazhdimësi në Prizren, i pandehurit Eduard Kaçinari, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, përdor kanosjen serioze për të detyruar personin tjetër – të dëmtuarin që të kryej veprime në dëm të pasurisë së tij, në atë mënyrë që pasi i dëmtuari nuk arrin që t’ia paguaj kamatat, i pandehuri me anë të presionit dhe kanosjeve serioze – direkte arrin ta detyroj të dëmtuarin që të paguaj kamatat dhe të mos e raportoj rastin në polici, në të kundërtën e kërcënim me fjalët se

“nëse e lajmëron rastin në polici, ta vras djalin, babën, vëllezërit dhe krejt familjen”, veprime këto të cilat i përsërit disa herë madje me raste të shpeshta me revole në dorë duke i bërë me dije se “unë mund të hy në burg, rri 3 – 4 vjet po kur të dal të vrasë ty dhe familjen sepse unë kam pare edhe dal nga burgu”, hera e fundit kur viktima pranon kanosje, ishte data 08.03.2026 në orët e mbrëmjes, në bodrumin e shtëpisë së viktimës i cili ndodhet poshtë lokaleve, si rrjedhojë e këtyre veprimeve të përsëritura, viktimës i ka shkaktuar dëm pasuror, si dhe frikë, ankth, pasiguri dhe shqetësim për jetën e tij dhe të anëtarëve të familjes së tij.

Në këtë rast është përfshirë edhe Anton Kaçinari, i cili dyshohet se bashkë me Eduard Kaçinarin ka dhënë 80 mijë euro me kamatë mujore 10 për qind përmes një ndërmjetësi.

“Në datë të pacaktuar, gjatë vitit 2025, deri në fillimin e hetimeve dhe në vazhdimësi, në Prizren, në bashkëkryerje, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, kontraktojnë shuma dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit, duke shfrytëzuar pa përvojën dhe gjendjen financiare në të cilën ishin futur të dëmtuarit/viktimat, në atë mënyrë që pasi viktima nuk po mund t’ia dilte me pagesat e kamatave, kërkon nga shoku i tij që t’i gjej të holla, ky i fundit e paralajmëron që nuk ka të hollat të tija por e ka mundësinë që t’i marrë me kamata tek i pandehuri Anton Kaçinari, nga i cili në shuma të ndryshme merr 80,000 euro me kamatë mujore prej 10%, të cilat të holla ia dorëzon viktimës“, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Prokuroria ka kërkuar paraburgim 30-ditor për të dyshuarit, duke theksuar rrezikun e arratisjes, ndikimit te dëshmitarët dhe përsëritjes së veprës penale.

Prokuror në këtë rast është Petrit Kryeziu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit