Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për këngëtarin Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Ai u arrestua dje dhe dyshohet për tri vepra penale: “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
Lajmin për kërkesën për paraburgim e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Sipas Prokurorisë, këngëtari u ndalua fillimisht për 48 orë dhe dyshohet se ka kryer tri vepra penale.
‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ sipas nenit 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, veprën penale ‘’Kanosja’’ sipas nenit 181 të KPRK-së, si dhe veprën penale ‘’Asgjësim apo dëmtimi i pasurisë’’ në bazë të nenit 321 të KPRK-së.









